Një lajm i trishtë ka prekur qytetin e Sarandës këtë të premte, pasi është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare Krenar Bedaj, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës.
Lajmi për humbjen e tij është bërë i ditur përmes reagimeve të shumta në rrjetet sociale nga familjarë, miq dhe të njohur, të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe pikëllimin për ndarjen e parakohshme nga jeta të 46-vjeçarit.
Krenar Bedaj njihej si një person aktiv në jetën shoqërore dhe politike të qytetit. Gjatë angazhimit të tij publik, ai ka qenë pjesë e strukturave të FRESH-it dhe ka kontribuar në radhët e Partisë Socialiste. Gjithashtu, për një periudhë ka ushtruar detyrën e anëtarit të Këshillit Bashkiak të Sarandës.
Familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë kanë shprehur ngushëllimet dhe kujtimet e tyre për të ndjerin, duke e përshkruar si një njeri të respektuar dhe të përkushtuar ndaj komunitetit.
Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve për këtë humbje të rëndë.
Më poshtë është publikuar reagimi i një prej të afërmve të Krenar Bedajt.
