Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Një tjetër kryebashkiak i PS-së nën hetim nga SPAK

Posted on June 12, 2026 by admin

 

Erion Isai paraqitet sërish në SPAK, vijojnë hetimet për tenderat dhe denoncimet për tokat

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, u paraqit këtë të enjte në ambientet e SPAK-ut. Ende nuk dihen arsyet e sakta të thirrjes së tij, por ndaj zyrtarit vendor vijojnë disa procedime që lidhen me ushtrimin e detyrës.

Kujtojmë se në shtator të vitit 2025, Prokuroria e Posaçme i komunikoi Isait akuzën për shkelje të barazisë në tendera. Një nga dosjet kryesore që po hetohet lidhet me procedurat e tenderimit për ujësjellës-kanalizimet në zonën e Kolonjës, për të cilat ai është marrë i pandehur.

Ndaj kryebashkiakut socialist janë depozituar gjithashtu ankesa dhe denoncime nga banorë të disa fshatrave, të cilët pretendojnë se toka janë dhënë në favor të biznesmenëve të caktuar për ndërtimin e parqeve fotovoltaike, në kundërshtim me ligjin.

Sipas SPAK-ut, Isai dyshohet për veprën penale “Shkelje e parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”. Hetimet janë fokusuar te tenderi i rrugës Korçë–Ersekë dhe ai për ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë në 13 fshatra të Kolonjës.

Në dosjen hetimore janë përfshirë edhe komunikime të zhvilluara në aplikacionin WhatsApp mes Erion Isait dhe administratores së kompanisë “A & E Engineering”, Entela Çano. Sipas materialeve të publikuara më herët, bisedat tregojnë interesimin e kryebashkiakut për projektet dhe preventivët që lidhen me tenderin e ujësjellësit.

SPAK po vijon hetimet për të zbardhur rolin e secilit person të përfshirë dhe për të verifikuar nëse janë shkelur procedurat ligjore në zhvillimin e këtyre tenderëve publikë.

Post Views: 7

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Alpinisti gjen një çantë të braktisur në pyll, por përmbajtja e saj e trondit
  • “Të kam tradhtuar me motrën tënde”, letra e burrit merr një përgjigje të papritur
  • Debati për përgjegjësitë politike, kritika për mungesën e dorëheqjes
  • Protestuesit surprizojnë me veprimin ndaj Edi Ramës, ja çfarë ndodhi
  • Publikohet komunikimi i brendshëm i deputetëve socialistë për protestën

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme