Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që udhëtojnë drejt SHBA-së, duke paralajmëruar për pasojat që mund të sjellë përfshirja në aktivitete kriminale gjatë qëndrimit në territorin amerikan.
Sipas ambasadës, personat që arrestohen për vepra penale si sulmet fizike, dhuna në familje apo shkelje të tjera të ligjit, rrezikojnë anulimin e menjëhershëm të vizës amerikane. Përveç kësaj, ata mund të përballen edhe me vështirësi serioze për të marrë një vizë të re në të ardhmen.
“Një vizë amerikane është një privilegj dhe jo një e drejtë. Shkelja e ligjit mund të çojë në heqjen e saj dhe në kufizime për udhëtimet e ardhshme drejt Shteteve të Bashkuara”, thuhet në mesazhin e publikuar nga ambasada.