Vazhdon numërimi i votave me postë, LVV kryeson bindshëm
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të votave me postë. Deri më tani janë numëruar mbi 26% e tyre, ndërsa të dhënat e publikuara në faqen e KQZ-së tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje po prin me 67.72% të votave, ose mbi 3,400 vota.
E dyta renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me afro 1,000 vota, ndërsa pasohet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me rreth 350 vota. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) aktualisht mban vendin e katërt me 306 vota.
Pavarësisht rezultatit të deritanishëm nga votat me postë, shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës mbetet e pandryshuar. Sipas përllogaritjeve aktuale, LVV ka 50 ulëse, PDK 23, LDK 19 dhe AAK 8 mandate.