Skip to content

E rëndë në bregdet, pushuesi ndërron jetë sapo futet në ujë

 

Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e së shtunës në plazhin e Velipojës, ku një pushues ka humbur jetën pak minuta pasi ka hyrë në det.

Sipas të dhënave paraprake, personi është ndjerë keq menjëherë pasi është futur në ujë, ndërsa dyshimet e para flasin për një atak kardiak.

Pushues të pranishëm në zonë, së bashku me ekipet e emergjencës, kanë ndërhyrë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë, por fatkeqësisht ai nuk ka arritur të mbijetojë.

Identiteti i viktimës nuk është bërë ende publik, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Pritet që Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar në vijim.

Published inNews Shqip