Emri i gazetarit Marin Mema u përmend së fundmi në disa publikime si pjesë e një liste të mundshme për drejtimin e një qeverie teknike. Pas qarkullimit të këtyre pretendimeve, ai ka reaguar publikisht, duke i hedhur poshtë kategorikisht si të pavërteta.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Mema u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e informacioneve që, sipas tij, po paraqiten si dokumente zyrtare, ndërsa theksoi se nuk është pjesë e asnjë liste apo propozimi për një qeveri teknike.
Ai i cilësoi këto pretendime si “gjëra qesharake”, duke i mbyllur spekulimet dhe duke njoftuar ndjekësit se do të publikonte emisionin e radhës të “Gjurmë Shqiptare”.