Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Pas valës së protestave, PS mbledh nesër drejtuesit dhe grupin parlamentar

Posted on June 14, 2026 by admin

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka bërë të ditur se largohet nga grupi parlamentar i PS-së dhe do ta ushtrojë mandatin e saj si deputete e pavarur.

Zhvillimi vjen në prag të mbledhjeve që Partia Socialiste pritet të zhvillojë nesër, ku sipas burimeve, Kryesia do të mblidhet në orën 09:30, ndërsa më pas, në orën 10:00, do të mbahet mbledhja e grupit parlamentar.

Mësohet gjithashtu se Koçeku nuk ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, i mbajtur në sheshin “Italia” në Tiranë.

Përmes një reagimi publik, ajo ka sqaruar se vendimi i saj lidhet me bindjet dhe parimet që ka ndjekur prej vitesh, duke theksuar se ato mbeten të pandryshuara pavarësisht zhvillimeve politike.

“Prej sot jam deputete e pavarur. Idealet dhe vlerat e mia janë ato që kam pasur dhe i kam shprehur edhe para se të angazhohesha në një parti politike. Janë ato që më përcaktojnë kufijtë e veprimit tim politik”, është shprehur Koçeku.

Post Views: 11

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Pensione të pjesshme në Shqipëri, ja çfarë pritet të ndryshojë
  • Një strukturë misterioze e fotografuar nga ajri, zbulimi brenda saj habiti të gjithë
  • Përplasje dhe tensione gjatë protestës, shfaqen persona të maskuar në turmë
  • Interpol Tirana dhe autoritetet britanike arrestojnë 5 shqiptarë të shpallur në kërkim
  • Mjekët japin paralajmërimin: Çfarë duhet të dini para se të pini ujë me limon për dobësim

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme