Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, lëndohen dy persona
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në vendin e njohur si “Kthesa e Viroit”, në aksin Gjirokastër–Tepelenë, ku një mikrobus është përplasur me një automjet.
Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja kanë mbetur të lënduar lehtë dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në të dy mjetet e përfshira.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore, të cilët po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në segmentet rrugore me kthesa dhe qarkullim të dendur.


Be First to Comment