Skip to content

Ngjarje tronditëse në plazhin e Durrësit, zbardhen detajet e para

Ngjarje tragjike në plazhin e Durrësit, humb jetën një 50-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së martës në bregdetin e Durrësit, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është mbytur në det.

Sipas informacioneve paraprake, burri është nxjerrë nga uji pa shenja jete, ndërsa shërbimet e emergjencës nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për ta shpëtuar.

Ky është rasti i dytë tragjik i mbytjes në Durrës brenda pak ditësh, pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën një 11-vjeçar, çka ka shtuar shqetësimet për sigurinë në zonat bregdetare.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet reagimi zyrtar i policisë për të dhënë më shumë detaje mbi rastin dhe për të sqaruar shkaqet që çuan në humbjen e jetës së 50-vjeçarit.

Deri në këto momente, identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *