Skip to content

Lajm i trishtë për familjen Rahimi, detajet prekin të gjithë

Fund tragjik për 5-vjeçarin shqiptar, gjendet i pajetë pas katër ditësh kërkime

Pas katër ditësh ankthi dhe tri ditësh kërkime intensive, është gjetur trupi i pajetë i 5-vjeçarit shqiptar Tian Rahimi, i cili ishte zhdukur në lumin Reuss në Zvicër.

Lajmi i hidhur është konfirmuar nga burime pranë vullnetarëve të angazhuar në operacionin e kërkimit. Vogëlushi me origjinë nga Maqedonia e Veriut ishte përfshirë në një aksident në lumë së bashku me familjen e tij, teksa ndodheshin në një gomone pranë lokalitetit Mühlau.

Sipas informacioneve, prindërit dhe motra 7-vjeçare arritën të shpëtonin duke dalë në breg, ndërsa Tiani u zhduk në ujërat e lumit dhe nuk u pa më që prej asaj dite.

Për gjetjen e tij u angazhuan forca të shumta shpëtimi, përfshirë patrulla policore, ekipe zjarrfikëse, zhytës profesionistë, dronë, mjete lundruese dhe një helikopter shpëtimi. Operacioni vazhdoi pa ndërprerje për disa ditë me shpresën për ta gjetur vogëlushin.

Fatkeqësisht, kërkimet përfunduan me lajmin tragjik të gjetjes së trupit të tij, duke lënë në dhimbje familjen, të afërmit dhe gjithë komunitetin që kishte ndjekur me shqetësim këtë ngjarje.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *