Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e së martës në plazhin e Durrësit, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në det.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është nxjerrë nga uji nga persona që ndodheshin pranë zonës, por fatkeqësisht nuk ka shfaqur shenja jete.
Pas njoftimit të autoriteteve, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e emergjencës dhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Deri më tani, nuk dihen shkaqet e sakta që çuan në humbjen e jetës së 50-vjeçarit. Hetuesit po verifikojnë nëse ai ka pësuar ndonjë problem shëndetësor gjatë kohës që ndodhej në ujë apo nëse mbytja ka ardhur si pasojë e faktorëve të tjerë. Autoritetet vijojnë punën për të sqaruar plotësisht dinamikën e kësaj ngjarjeje të rëndë.


Be First to Comment