Hani shalqi çdo ditë? Ja disa nga përfitimet që mund të sjellë për organizmin
Shalqiri është një frut i pasur me vitamina A, B6 dhe C, të cilat kontribuojnë në ruajtjen e shëndetit dhe pamjes së lëkurës. Përmbajtja e lartë e ujit ndihmon në hidratimin e trupit, veçanërisht gjatë ditëve të nxehta të verës.
Përveç konsumit si frut, lëngu i shalqirit mund të përdoret edhe në kujdesin e lëkurës. I përzier me pak kos, ai mund të shërbejë si një maskë natyrale freskuese që aplikohet për rreth 10 minuta para shpëlarjes.
Falë kombinimit të ujit, antioksidantëve dhe aminoacideve, shalqiri është gjithashtu një zgjedhje e mirë për personat që merren me aktivitet fizik, pasi ndihmon në hidratim dhe rikuperim pas ushtrimeve.


Be First to Comment