Skip to content

Një qytet shqiptar përballet me largimin e të rinjve

Ballshi, dikur i njohur si qyteti i naftëtarëve, sot nuk e mban më këtë epitet, pasi uzina e përpunimit të naftës nuk funksionon më dhe pjesa më e madhe e ish-punonjësve kanë mbetur pa punë. Në qytet vihen re shumë shtëpi dhe dyqane të mbyllura, të cilat shpesh jepen me qira ose janë në shitje. Në rrugë shihen kryesisht të moshuar, ndërsa prania e të rinjve është gjithnjë e më e rrallë.

Banorët shprehen se gjetja e një vendi pune është pothuajse e pamundur, gjë që ka shtyrë shumë të rinj dhe familje nga Ballshi drejt emigrimit. “Fajin e ka politika, u shkatërruan fabrikat”, thonë disa prej tyre.

Vetëm brenda një viti, nga kopshtet dhe shkollat e Mallakastrës janë larguar 395 nxënës. Ndërkohë, edhe për të moshuarit jeta mbetet e vështirë, pasi pensionet janë të ulëta dhe nuk mjaftojnë as për ilaçe. Shërbimi shëndetësor falas praktikisht nuk funksionon, pasi në spital mungojnë mjekët specialistë dhe qytetarët detyrohen të drejtohen në spitalin e Fierit për trajtim.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *