Një rast i raportuar në SHBA ku një prind ka kërkuar të martohej me fëmijën e tij ka shkaktuar reagime dhe debat të gjerë në opinionin publik. Çështja është diskutuar edhe në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.
Psikologia Denata Toçe u shpreh se raste të ngjashme mund të hasen në disa komunitete të caktuara në Turqi apo Afrikë, ku martesat brenda familjes janë pjesë e traditës kulturore.
Ndërkohë, Marsida Simo theksoi se martesa mes kushërinjve të dytë apo të tretë haset edhe në jug të Shqipërisë. Sipas saj, këto praktika lidhen jo vetëm me ruajtjen e pasurisë brenda familjes, por edhe me traditën dhe kulturën lokale.
Ajo shtoi se në periudhën e zbatimit të kanunit, këto zakone janë ruajtur më shumë në veri, ndërsa në jug kanë vazhduar në forma të ndryshme në qytete si Korça dhe Gjirokastra.


Be First to Comment