Skip to content

Një tjetër eurodeputete shpreh mbështetje për protestën: “Do të jem me ju në shesh”

Eurodeputetja Cristina Guarda paralajmëron vizitë në Tiranë: Do të takohem me qytetarët dhe shoqërinë civile

Eurodeputetja Cristina Guarda ka bërë të ditur se së shpejti do të vizitojë Tiranën, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të shoqërisë civile, organizata joqeveritare dhe qytetarë.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Guarda theksoi se do të mbërrijë në Shqipëri si pjesë e një delegacioni të grupit të Të Gjelbërve në Parlamentin Evropian. Ajo u shpreh se synimi i vizitës është të dëgjojë nga afër shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve.

Sipas eurodeputetes, Bashkimi Evropian duhet t’i kushtojë vëmendje zërit të qytetarëve dhe të mbështesë respektimin e standardeve evropiane, veçanërisht në çështjet që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, transparencën dhe shtetin e së drejtës.

Guarda theksoi gjithashtu se protestat paqësore përfaqësojnë një formë demokratike të shprehjes së qytetarëve dhe vlerësoi angazhimin e pjesëmarrësve, duke nënvizuar se dialogu dhe dëgjimi i kërkesave të tyre janë të rëndësishme.

Në fund të mesazhit të saj, eurodeputetja konfirmoi se do të jetë në Tiranë në ditët në vijim për të zhvilluar takime dhe për t’u njohur nga afër me situatën në vend.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *