Një ngjarje tragjike ka prekur një familje nga rajoni i Deçanit, pasi një 42-vjeçar ka humbur jetën në Gjermani.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai ka pësuar një aksident fatal në vendin e punës, ku ka rënë nga një vinç gjatë kryerjes së detyrave.
Trupi i pajetë është përcjellë për në Kosovë, ku familjarë, miq dhe të afërm i dhanë lamtumirën e fundit në ceremoninë mortore.
Ndërkohë, autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Be First to Comment