Skip to content

Në kulmin e vapës, disa zona të Tiranës mbeten pa energji elektrike

Një defekt i rëndë në rrjetin elektrik ka lënë pa energji elektrike një pjesë të konsiderueshme të Tiranës, duke përfshirë zonën nga Stacioni i Trenit deri te Muzeu Kombëtar. Ndërprerja ka nisur rreth orës 07:00 të mëngjesit dhe, sipas informacioneve, furnizimi nuk është rikthyer për më shumë se pesë orë.

Në mes të valës së të nxehtit, me temperaturat që variojnë nga 35 deri në 40 gradë Celsius, mungesa e energjisë ka krijuar vështirësi të mëdha për mijëra banorë. Përveç ndërprerjes së energjisë, në disa zona është ndërprerë edhe furnizimi me ujë të pijshëm, duke rënduar edhe më tej situatën.

Temperaturat e larta e bëjnë situatën veçanërisht shqetësuese për të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Burime zyrtare bëjnë të ditur se defekti ka prekur linjën e furnizimit me energji dhe se ekipet teknike janë në terren, duke punuar për rikthimin sa më të shpejtë të shërbimit.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *