Gentian Berberi, ish-drejtuesi i Policisë Vendore të Shkodrës, është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit.
Pak ditë më parë, ai u shkarkua nga detyra si drejtor i Policisë së Shkodrës, pas vlerësimit të performancës së tij dhe evidentimit e asgjësimit të disa parcelave me kanabis në territorin e qarkut.
Pas largimit nga posti, Berberi ishte caktuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në sektorin e Analizës. Megjithatë, sipas burimeve të Klan News, ai nuk e ka pranuar këtë vendim dhe është paraqitur në zyrën e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore, ku dyshohet se ka përdorur fjalor fyes dhe ka kërcënuar zyrtaren për shkak të uljes në detyrë.
Po sipas të njëjtave burime, këto veprime kanë çuar në firmosjen e vendimit për përjashtimin e tij nga radhët e Policisë së Shtetit.

Be First to Comment