Një motoçiklist ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën “Tirana” në Gjakovë.
Lidhur me ngjarjen, për Klankosova.tv ka folur Albin Sahatqija, drejtor rajonal i Policisë së Trafikut në Gjakovë.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:20, kur motoçiklisti dyshohet se nuk ia ka përshtatur shpejtësinë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trotuarin.
“Si pasojë e shpejtësisë, ai është përplasur edhe me një veturë që ishte duke lëvizur në shiritin e saj”, ka deklaruar Sahatqija.
Ai shtoi se viktima është dërguar në spital, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

Be First to Comment