Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka bërë të ditur se qeveria ka miratuar një masë të re mbështetëse për pensionistët, të quajtur “bonusi i verës”.
Sipas saj, bonusi do të jetë në vlerën 5 mijë lekë dhe do të përfitohet nga rreth 777 mijë e 200 qytetarë në të gjithë vendin. Ibrahimaj sqaroi se në listën e përfituesve përfshihen 656 mijë e 325 pensionistë, 65 mijë e 636 persona me pension invaliditeti, 48 mijë e 400 përfitues të pensionit familjar, si dhe 6 mijë e 840 qytetarë që trajtohen përmes skemave të veçanta.
Sipas ministres, efekti financiar i kësaj mase arrin në rreth 3.7 miliardë lekë. Ajo theksoi se vendimi vjen në kuadër të politikave të qeverisë për mbështetjen e pensionistëve, të mbështetura në ecurinë ekonomike dhe të ardhurat shtesë të krijuara gjatë pesëmujorit të parë të vitit.
Në fund, ministrja shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur në linjën interurbane Tiranë–Berat.

Be First to Comment