Zhvillime të reja po raportohen brenda radhëve të LDK, ku një tjetër figurë e njohur politike ka vendosur të largohet nga struktura e partisë.
Burime brenda subjektit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një ish-kandidat për kryetar komune nga radhët e LDK-së, i cili ka marrë vendimin për dorëheqje në një periudhë të karakterizuar nga tensione dhe pakënaqësi të brendshme.
Ky zhvillim vjen në një moment kur debatet dhe kritikat ndaj lidershipit aktual të partisë janë shtuar ndjeshëm, ndërsa pakënaqësitë në degë të ndryshme po bëhen gjithnjë e më publike.
Largimi i tij konsiderohet se thellon më tej perceptimin e një situate të paqëndrueshme brenda LDK-së, një partie që po përballet me sfida të brendshme në rritje në skenën politike.

Be First to Comment