Spanja ka siguruar një fitore të pastër 3-0 ndaj Austrisë në 1/16-at e Botërorit, në ndeshjen e zhvilluar në Los Angeles, në “SoFi Stadium”, duke avancuar më tej në turneun më të rëndësishëm të futbollit.
Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe mori kontrollin e lojës që në pjesën e parë. Goli i avantazhit erdhi në minutën e 36’, kur Mikel Oyarzabal finalizoi saktë një asist të Marc Cucurellës, duke zhbllokuar sfidën.
Në pjesën e dytë, “La Roja” vazhdoi dominimin dhe dyfishoi shifrat në minutën e 66’, me Pedro Porro që shënoi me kokë pas një krosimi në zonë.
Në fund, Oyarzabal vulosi edhe fitoren e thellë të Spanjës, duke shënuar golin e dytë personal në minutën e 89’, sërish pas një asistimi nga Cucurella.
Spanja e mbylli takimin me sukses të plotë 3-0 dhe siguron kualifikimin në fazën e 1/8-ave, ku do të përballet me fituesin e duelit Portugali–Kroaci, ndërsa Austria i jep fund rrugëtimit të saj në Botëror.
Spanjë 3-0 Austri
Oyarzabal 36’, 89’ | Porro 66’
90+6’ Mbyllet sfida me fitoren 3-0 të Spanjës.
89’ GOOOL 3-0 Spanja – Oyarzabal shënon nga afër pas një tjetër asisti të Cucurellës.
66’ GOOOL 2-0 Spanja – Pedro Porro shënon me kokë pas krosimit në zonë.
36’ GOOOL 1-0 Spanja – Oyarzabal hap ndeshjen me finalizim të saktë pas asistit të Cucurellës.

Be First to Comment