Skip to content

Renditja e pasaportave më të fuqishme në botë: ja pozicioni i Shqipërisë këtë vit

Shqipëria renditet në vendin e 43-të në botë nga gjithsej 199 shtete të analizuara, për sa i përket numrit të destinacioneve ku qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa vizë. Indeksi bazohet në të dhënat e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), ku kriteri kryesor është numri i vendeve që lejojnë hyrjen pa vizë paraprake.

Në krye të renditjes qëndron Singapori, me akses pa viza në 192 shtete. Në vendin e dytë renditen Japonia, Koreja e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me 188 destinacione, ndërsa Suedia mban vendin e tretë me 187.

Në vendin e katërt renditen Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia dhe Spanja, me akses në 186 shtete. Ndërkohë, vendin e pestë e ndajnë Austria, Greqia, Malta, Portugalia dhe Zvicra me 185 destinacione.

Në rajon, Sllovenia renditet e shtata me 183 shtete, ndërsa Kroacia në vendin e tetë me 182. Serbia pozicionohet në vendin e 34-t.

Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë përmirësuar pozicionin e tyre dhe ndajnë vendin e 41-të, me mundësi udhëtimi pa viza në 127 shtete, pesë më shumë se Shqipëria.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *