Skip to content

Protestat në Tiranë vijojnë – Reagon Ambasada e SHBA-së

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim sigurie për shtetasit amerikanë që ndodhen në Shqipëri, lidhur me protestat që po zhvillohen prej disa ditësh në kryeqytet.

Në deklaratën e saj, ambasada thekson se, edhe pse tubimet shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, ato mund të përshkallëzohen dhe të shtrihen në zona të ndryshme të qytetit, përfshirë edhe pranë institucioneve shtetërore. Po ashtu, parashikohet prani e shtuar e forcave të policisë, bllokime të rrugëve, devijime të trafikut dhe kufizime të lëvizjes gjatë zhvillimit të protestave.

Për këtë arsye, përfaqësia diplomatike u bën thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangin tubimet, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të kenë gjithmonë një plan emergjence në rast përshkallëzimi të situatës.

Në udhëzimet e saj, ambasada rekomandon gjithashtu monitorimin e mediave lokale, shmangien e lëvizjeve të panevojshme në zonat ku mbahen protestat dhe ruajtjen e një profili të ulët në publik.

Njoftimi vjen në një kohë kur protestat në Tiranë vazhdojnë prej disa ditësh, ndërsa autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë pranë institucioneve kryesore shtetërore.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *