Skip to content

Pas temperaturave përvëluese të qershorit, moti ndryshon kurs

Pas temperaturave të larta që shënuan fundin e muajit qershor, java e ardhshme pritet të sjellë një rënie të lehtë të vlerave termike.

Sinoptikani Elvi Jahaj bëri të ditur se temperaturat maksimale do të zbresin në rreth 35–36 gradë Celsius, ndërsa moti do të mbetet kryesisht i kthjellët falë depërtimit të masave ajrore të qëndrueshme.

Sipas tij, ndryshimi i motit do të ndihet duke nisur nga fundjava dhe në fillim të javës së ardhshme, kur temperaturat do të jenë më të ulëta krahasuar me ato ekstreme të ditëve të fundit të qershorit. Edhe orët e mëngjesit do të jenë më të freskëta, me temperatura minimale që pritet të zbresin deri në 19 gradë Celsius.

Jahaj theksoi gjithashtu se era do të jetë më e fortë gjatë fundjavës dhe të enjtes, me shpejtësi që mund të arrijë deri në 10 metra për sekondë. Nga dita e martë, ajo pritet të dobësohet, duke sjellë kushte më të qeta atmosferike.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *