Skip to content

Aksident i rëndë autobusi: nënë e bijë i mbijetojnë përplasjes, por humbin…

Dy të plagosurat në aksidentin e rëndë të 30 qershorit, ku autobusi i linjës Berat–Tiranë u përplas në autostradë, janë dërguar në Greqi për trajtim të specializuar, pasi kanë pësuar dëmtime serioze.

Bëhet fjalë për nënë e bijë, Floresha Lazaj, 51 vjeçe, dhe Oriada Lazaj, 27 vjeçe, të cilat po përballen me pasoja të rënda nga aksidenti.

Sipas familjarëve, 51-vjeçarja ka humbur njërën këmbë si pasojë e plagëve të marra. Edhe vajza e saj, 27-vjeçarja Oriada Lazaj, ka pësuar amputim të njërës këmbë, ndërsa këmba tjetër ka dëmtime të rënda dhe rrezikon komplikacione nëse nuk trajtohet në një qendër të specializuar. Ajo ka pësuar gjithashtu fraktura në kofshë dhe në legen, duke bërë të domosdoshëm transferimin jashtë vendit për trajtim më të avancuar.

Familjarët bëjnë me dije se vendimi për transportimin në Greqi është marrë pasi ndërhyrjet e nevojshme nuk mund të kryhen në Shqipëri.

Sipas tyre, të dyja kanë kaluar rrezikun për jetën, por gjendja mbetet e rëndë dhe procesi i rikuperimit pritet të jetë i gjatë. Ata kanë apeluar për ndihmë, pasi kostot e trajtimit janë të papërballueshme për familjen.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *