Skip to content

Ngjarje tragjike në bregdetin shqiptar: 29-vjeçarja gjendet e pajetë në det

Një 29-vjeçare ka humbur jetën këtë të premte në bregdetin e Vlorës, pasi dyshohet se është mbytur në ujërat e Porto Novos.

Sipas të dhënave paraprake, e reja shqiptare është përballur me rryma të forta detare, të cilat konsiderohen të rrezikshme në këtë zonë të vijës bregdetare.

Pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet përkatëse. Trupi i pajetë u nxor nga deti dhe u transportua me gomone drejt Triportit, ndërsa më pas është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe po merr dëshmi nga banorë dhe pushues që ndodheshin pranë zonës në momentin e incidentit.

Zona e Porto Novos njihet për rrymat e forta dhe rrezikun e lartë për pushuesit, veçanërisht gjatë ditëve me dallgë dhe erë të fortë.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *