Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Gërdoc, komuna e Podujevës.
Sipas Policisë, në aksident ishte e përfshirë vetëm një veturë. Viktima pësoi lëndime fatale dhe vdekja e saj u konstatua në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor emergjent.
Zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, bëri të ditur se menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente.
“Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti”, deklaroi Pllana.

Be First to Comment