Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Sali Berisha merr një vendim të papritur!

Opozita vijon bojkotin e Kuvendit, Berisha: Do të mbështesim protestat e qytetarëve

Opozita shqiptare ka vendosur të vazhdojë mungesën në seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat bëri të ditur se deputetët demokratë nuk do të marrin pjesë në seancat parlamentare deri në momentin kur në Kuvend të shqyrtohen amendamentet për ndryshimin e disa ligjeve, të cilat janë kërkuar edhe nga qytetarët protestues.

Ky vendim vjen pas bojkotit të seancës së 2 korrikut, e cila u zhvillua në një atmosferë të tensionuar dhe u shoqërua me një protestë jashtë godinës së Parlamentit.

Gjatë protestës, qytetarët hodhën vezë në drejtim të deputetëve dhe automjeteve të tyre, ndërsa pati përplasje edhe me forcat e rendit. Situata degjeneroi në përplasje fizike, ku u përdorën sprej lotësjellës dhe ujë me presion nga autobotët e policisë.

Ngjarjet lanë pasoja dhe të lënduar nga të dyja palët, ndërsa opozita ka deklaruar se do të vijojë aksionin politik në mbështetje të kërkesave të protestuesve.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *