Një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e së enjtes në Republikën Çeke.
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e lëkundjes ishte rreth 14 kilometra në perëndim të qytetit Pribram dhe 32 kilometra në lindje të Pilsenit, ndërsa thellësia e tij u vlerësua në 10 kilometra.
Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë raportuar për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale. Situata po monitorohet nga institucionet përgjegjëse dhe pritet që informacionet të përditësohen nëse ka zhvillime të reja.

Be First to Comment