Çmimet e karburanteve në vend kanë pësuar një rritje të re, vetëm pak javë pas shfuqizimit të Bordit të Transparencës. Aktualisht, nafta po shitet deri në 198 lekë për litër, ndërsa benzina ka arritur në 189 lekë për litër.
Sipas operatorëve të tregut, luhatjet e fundit lidhen me zhvillimet në bursat ndërkombëtare të naftës dhe rritjen e kostove të furnizimit. Me mungesën e mekanizmit të Bordit të Transparencës, kompanitë e tregtimit të karburanteve tashmë përcaktojnë çmimet bazuar në dinamikat e tregut.
Rritja e çmimeve pritet të reflektohet edhe në koston e jetesës, pasi shtrenjtimi i karburanteve ndikon drejtpërdrejt në transport, si dhe në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të ndryshme.

Be First to Comment