Skip to content

Humb jetën në mënyrë tragjike 28-vjeçari, zbardhen detajet e ngjarjes

Policia britanike ka zbardhur identitetin e 28-vjeçarit që u gjet i pajetë në Leicester. Bëhet fjalë për Ervin Litën, i njohur gjithashtu si Ervin Axhami.

I riu u gjet pa shenja jete në Compton Road, në orët e para të mëngjesit të së dielës, më 12 korrik. Pas një telefonate të marrë në orën 06:58 nga shërbimet e ambulancës, ekipet emergjente mbërritën në vendngjarje, por fatkeqësisht 28-vjeçari u konstatua i vdekur në vend.

Pas ngjarjes së rëndë, policia nisi hetimet për vrasje. Dy persona, një 36-vjeçar dhe një 27-vjeçar, të dy nga Leicesteri, u arrestuan nën dyshimin për përfshirje në ngjarje. Ata janë lënë më pas të lirë me garanci policore, ndërsa hetimi vijon.

Hetuesit po punojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e vdekjes së Ervin Litës. Aktualisht po shqyrtohen pamjet e kamerave të sigurisë, po kryhen analiza forenzike dhe po merren dëshmi nga persona që mund të kenë informacion për rastin.

Familjarët e 28-vjeçarit po mbështeten nga oficerë të specializuar, ndërsa autoritetet britanike vijojnë hetimet për të zbuluar të vërtetën e plotë rreth kësaj ngjarjeje tragjike.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *