Tërmet në Greqi, lëkundje sizmike pranë Kretës
Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e së enjtes në Greqi, duke u ndjerë në zonën detare në veri të Lasithit, në ishullin e Kretës.
Lëkundja sizmike ndodhi rreth orës 15:45, ndërsa sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra ishte rreth 38 kilometra në veri-verilindje të Neapolit, në rajonin e Lasithit. Thellësia fokale e tërmetit është vlerësuar në 47.3 kilometra.
Rajoni është përballur me një aktivitet të shtuar sizmik gjatë muajve të fundit, me disa lëkundje të regjistruara në periudha të shkurtra.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar. Megjithatë, tërmeti ka shkaktuar shqetësim te banorët, të cilët janë mësuar me lëkundje të shpeshta në këtë zonë.

Be First to Comment