Skip to content

Ish-ambasadori amerikan bën deklaratën që po shkakton reagime në Kosovë

Ish-ambasadori amerikan: Ngërçi politik po i kushton shtrenjtë Kosovës

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur shqetësimin e tij për krizën politike në vend, duke paralajmëruar se mungesa e institucioneve funksionale po pengon përparimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hovenier tha se ngërçi politik po ndikon negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Sipas tij, pezullimi i Dialogut Strategjik me Uashingtonin është një nga pasojat konkrete të kësaj situate.

Ai theksoi se liderët politikë duhet të lënë mënjanë interesat partiake dhe të krijojnë sa më shpejt institucione të reja, duke formuar qeverinë dhe duke zgjedhur presidentin, në mënyrë që Kosova të ketë një përfaqësim të besueshëm në raport me aleatët e saj.

Hovenier u shpreh se nuk dëshiron të fajësojë një parti të vetme për bllokadën politike, por theksoi se të gjitha forcat politike mbajnë përgjegjësi për zgjidhjen e situatës. Ai shtoi se zgjedhjet e shpeshta dhe mungesa e stabilitetit institucional po e dëmtojnë aftësinë e Kosovës për të avancuar në proceset euroatlantike, dialogun me Serbinë dhe zhvillimin ekonomik.

Duke folur për marrëdhëniet me administratën e presidentit Donald Trump, ish-ambasadori nënvizoi se Prishtina duhet të veprojë më shpejt për të rikthyer besimin e Uashingtonit, duke shtuar se “vëmendja e Shteteve të Bashkuara nuk është e pafundme” dhe se mundësitë duhet të shfrytëzohen pa humbur kohë.D

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *