Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë
Çmimi maksimal i lejuar për naftën në Kosovë ka shënuar përsëri rritje, sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT).
Nga 1.60 euro për litër sa ishte një ditë më parë, çmimi tavan i naftës është rritur në 1.63 euro për litër. Kjo vjen pas rritjes së mëparshme nga 1.56 euro që ishte në fillim të javës.
Ndryshim ka pasur edhe te benzina, e cila është shtrenjtuar për 2 centë. Çmimi maksimal për një litër benzinë tashmë është 1.45 euro.
Ndërkaq, çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar dhe vazhdon të tregtohet me 0.60 euro për litër.

Be First to Comment