Skip to content

Shkelën rregullat e paraqitjes në punë, shkarkohen 20 zyrtarë të ministrisë

Shkarkohen 20 zyrtarë serbë nga Ministria e Mjedisit në Kosovë për mungesa të vazhdueshme në punë

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë ka ndërprerë kontratat e punës për 20 zyrtarë serbë, të cilët dyshohet se kanë munguar në mënyrë të vazhdueshme në vendin e punës.

Ministrja në detyrë, Fitore Pacolli, bëri të ditur se këta zyrtarë kanë qenë të punësuar në këtë ministri dhe disa prej tyre janë identifikuar si ish-pjesëtarë të organizatës “Mbrojtja Civile”.

“Sot është marrë vendim për shkëputjen e kontratave të punës për 20 zyrtarë të MMPHI-së nga komuniteti serb. Ky vendim është marrë për shkak të mungesave të vazhdueshme në punë dhe në përputhje me rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit”, deklaroi Pacolli.

Sipas saj, auditimi ka evidentuar raste ku janë kryer pagesa për punonjës, ndërsa nuk ka pasur dëshmi për paraqitjen e tyre në vendin e punës. Raporti i Auditorit ka evidentuar 61 punonjës për të cilët janë realizuar pagesa në vlerë prej 469 mijë e 885 eurosh.

Pacolli tha gjithashtu se disa nga zyrtarët e larguar ishin punësuar që nga viti 2016, por nuk kishin përmbushur detyrimet që burojnë nga marrëdhënia e punës.

Punësimi i pjesëtarëve të komunitetit serb në institucionet e Kosovës ishte pjesë e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit, me qëllim integrimin e tyre në strukturat shtetërore.

Ndërkohë, organizata “Mbrojtja Civile”, e cila ishte paraparë të shpërbëhej në kuadër të këtij procesi, u shpall organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës në vitin 2023, pas zhvillimeve të sigurisë në veri të vendit.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *