Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit lidhur me gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas njoftimit, pritjet më të gjata për hyrje në Kosovë janë regjistruar në pikën kufitare Hani i Elezit, ku udhëtarët po presin deri në 30 minuta, ndërsa kolona arrin rreth 150 metra.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 10 minuta si për hyrje ashtu edhe për dalje nga Kosova.
Ndërkohë, në Merdarë pritjet arrijnë deri në 10 minuta. Pikat e tjera kufitare paraqiten me fluks më të ulët, me vonesa të zakonshme prej rreth 3 deri në 5 minuta.

Be First to Comment