Skip to content

Paralajmërimi i ministrit për drejtuesit e automjeteve: Kush ka xhama të zinj duhet të veprojë menjëherë

Ministri Lamallari: Makinat me xhama të errësuar pa leje nuk do të tolerohen

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar pas aksionit të Policisë Rrugore kundër automjeteve me xhama të errësuar në kundërshtim me ligjin, duke theksuar se kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin.

Përmes një postimi të shoqëruar me pamje nga aksioni policor, Lamallari u shpreh se automjetet me xhama të errësuar pa autorizimin përkatës do t’i nënshtrohen masave të parashikuara nga ligji.

“Xhamat e errësuar nuk ju bëjnë të padukshëm. Nëse janë vendosur pa leje, do të hiqen nga Policia e Shtetit sipas ligjit,” deklaroi ministri.

Ai theksoi se rrugët janë një hapësirë publike ku rregullat duhet të zbatohen njësoj për të gjithë, pa përjashtime apo privilegje.

Sipas Lamallarit, respektimi i legjislacionit rrugor është një element i rëndësishëm për rritjen e sigurisë në qarkullim dhe garantimin e transparencës në përdorimin e mjeteve.

Ndërkohë, Policia Rrugore ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e vendit, në kuadër të masave për forcimin e sigurisë rrugore dhe zbatimin e ligjit.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë dy javëve të fundit janë konstatuar dhe ndëshkuar mbi 500 drejtues automjetesh për përdorimin e xhamave të errësuar në kundërshtim me rregullat në fuqi.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *