Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Fierit, ku një person dyshohet se ka vrarë ish-vjehrrin e tij dhe më pas ka marrë peng ish-bashkëshorten.
Sipas të dhënave paraprake, autori dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj ish-vjehrrit, duke i shkaktuar vdekjen. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së krimit.
Pas ngjarjes, ai dyshohet se ka marrë me forcë ish-gruan e tij, duke vënë në alarm familjarët dhe autoritetet. Policia ka nisur ndërhyrjen për menaxhimin e situatës dhe kapjen e autorit.
Lajmi vijon të përditësohet…


Be First to Comment