Skip to content

Selin Bollati është larguar nga banesa, çdo informacion mund të ndihmojë në gjetjen e saj

Fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, ka ndarë me ndjekësit një lajm shqetësues. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo bëri të ditur se qeni i saj, Willy, është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është gjetur.

E prekur nga situata, Selin u ka bërë thirrje të gjithë atyre që mund ta shohin qenushin të kontaktojnë menjëherë me të.

“Willy është larguar nga shtëpia. Ju lutem, nëse e shihni, më shkruani. Ka një njollë ngjyrë kafe të çelët në fund të shpinës, që e bën të dallueshëm. Çdo ndihmë është e mirëpritur”, ka shkruar ajo.

Për të lehtësuar identifikimin e tij, Selin ka publikuar edhe disa fotografi të Willy-t, duke shpresuar se falë ndihmës së ndjekësve ai do të gjendet dhe do të kthehet i sigurt në shtëpi.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *