Skip to content

Aksident i rëndë në Bulqizë: Përgjegjësi i minierës bie në galeri, vijojnë kërkimet

Tragjedi në minierën e Bulqizës, minatori zhduket gjatë punës – vijojnë kërkimet për gjetjen e tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Bulqizës, ku një 40-vjeçar dyshohet se ka humbur kontaktin gjatë punës në një minierë kromi dhe aktualisht po kërkohet nga ekipet e shpëtimit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:00 në zonën e Tërnovës së Madhe, në Bashkinë Bulqizë. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Ilir Kolaveri, banues në Burrel, i cili punonte si minator dhe brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një pjesë të thellë të galerisë gjatë procesit të punës.

Bëhet fjalë për një galeri vertikale që shërben për lidhjen e dy niveleve të ndryshme brenda minierës. Dyshimet e para janë se 40-vjeçari mund të jetë mbuluar nga materiali i kromit pas rënies.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e kërkim-shpëtimit dhe forcat e Policisë, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur verifikimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit në minierë.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *