Skip to content

Incident i rëndë në Tiranë: Plagoset 20-vjeçari italian, procedohen 8 të mitur

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe proceduar penalisht tetë të mitur, të moshës 13 deri në 15 vjeç, të dyshuar për përfshirje në konfliktin e ndodhur pranë Pallatit të Kulturës, ku mbeti i lënduar lehtë një shtetas italian 20-vjeçar.

Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas ngjarjes u kryen veprime intensive hetimore, të cilat çuan në identifikimin, shoqërimin dhe procedimin në gjendje të lirë të të miturve që dyshohet se morën pjesë në përplasjen fizike.

Autoritetet bëjnë të ditur se hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në konflikt, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme ligjore.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *