Skip to content

Me rritjen e temperaturave dhe shtimin e aktiviteteve në natyrë e në plazh, mjekët po përballen me një numër më të lartë rastesh të pickimeve nga insektet dhe organizmat detarë, të cilat, nëse nuk trajtohen në kohë, mund të shkaktojnë komplikacione serioze.

Me rritjen e temperaturave dhe shtimin e aktiviteteve në natyrë e në plazh, mjekët po përballen me një numër më të lartë rastesh të pickimeve nga insektet dhe organizmat detarë, të cilat, nëse nuk trajtohen në kohë, mund të shkaktojnë komplikacione serioze.

Ndonjëherë mund të kenë goxha probleme nga pickimet. Pra, kemi pasur raste që janë detyruar të përdorin edhe antibiotik për shkak të infektimit dhe të një temperature goxha të lartë”, u shpreh mjekja.

Ajo thekson se shumë prindër përpiqen ta trajtojnë situatën vetë, duke përdorur medikamente ose metoda shtëpiake, pa u konsultuar më parë me mjekun.

“Ndonjëherë prindërve mund t’u duket një gjë e thjeshtë, të fillojnë ndonjë mjekim vetë, të japin një antialergjik vetë, përdorin shpeshherë këto kompresa, por ndonjëherë duhet që të drejtohen te mjeku, sepse problematikat mund të jenë pak më serioze”, tha mjekja.

Edhe në Shërbimin e Toksikologjisë në QSUT regjistrohen raste të shumta të helmimeve biologjike, veçanërisht gjatë sezonit veror.

Shefi i këtij shërbimi, Andrin Tahiri, thekson se ndër rastet që kërkojnë më shpesh trajtim mjekësor janë pickimet nga peshqit në zonat bregdetare, por edhe ato nga insekte dhe kafshë të tjera helmuese.

“Pickimet nga peshqit. Kemi raste të tilla, sidomos nga zonat bregdetare, që janë rrezik. Kemi edhe raste të tilla që kërkojnë asistencë mjekësore. Janë edhe lëndime të tjera biologjike nga akrepi, bleta, grerëza, skolopendra e të tjerë”, shprehet Andrin Tahiri, shef i Toksikologjisë në QSUT.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *