Lufta që tronditi Lindjen e Mesme mund të shpërthejë edhe në futbollin botëror.
Pas sulmit ushtarak që, sipas raportimeve, çoi në vrasjen e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, Teherani po shqyrton një vendim ekstrem: tërheqjen nga FIFA World Cup 2026.
Turneu i madh, që do të zhvillohet mes United States, Canada dhe Mexico, rrezikon të përballet me një krizë të paprecedentë diplomatike. Marrëdhëniet mes Iranit dhe SHBA-së janë përkeqësuar ndjeshëm, sidomos pasi Uashingtoni e kishte përfshirë më herët Iranin në listën e vendeve me kufizime për udhëtimin e tifozëve.
Presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taj, deklaroi se ideja e tërheqjes është në tryezë, duke theksuar se “pas sulmit nga SHBA, është e vështirë të shihet me optimizëm drejt Kupës së Botës”, ndërsa vendimi final pritet nga FIFA.
Ndërkohë, FIFA ka konfirmuar se po monitoron situatën nga afër. Me tensionet në rritje dhe reagimet ushtarake të Iranit në rajon, skenari i largimit nga Botërori 2026 duket më real se kurrë.