Skip to content

Tragjedi në ajër: Shqiptari ndërron jetë gjatë fluturimit

Tragjedi në fluturim, 85-vjeçari shqiptar ndërron jetë gjatë uljes së avionit

 

Një 85-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar, teksa avioni me të cilin po udhëtonte nga Tirana po përgatitej të ulej në aeroportin “Marconi” të Bolonjës.

 

Sipas raportimeve të mediave shqiptare, i moshuari udhëtonte së bashku me familjarët e tij dhe kishte probleme të rënda shëndetësore. Para mbërritjes në Itali, ishte kërkuar që pas uljes së avionit të merrte asistencë mjekësore.

 

Gjatë fazës së uljes, 85-vjeçari dyshohet se pësoi një arrest kardiocirkulator. Menjëherë pasi avioni preku pistën, në vendngjarje ndërhynë ekipet e urgjencës 118, të cilat ishin njoftuar paraprakisht.

 

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta reanimuar, i moshuari nuk mundi të mbijetonte.

 

Avioni nga Tirana mbërriti në aeroport pak pas mesnatës. Në zonë ndërhyri gjithashtu Policia e aeroportit, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes.

 

Sipas ABC News, vdekja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e problemeve të rënda shëndetësore, ndërsa detajet përfundimtare pritet të përcaktohen nga autoritetet kompetente.

Published inNEWS 24