Skip to content

Rama publikon VIDEON e papritur nga Zvërneci: Ja çfarë pritet të ndodhë së shpejti

Rama denoncon rrjetin e profileve të rreme: “Së shpejti do të publikojmë edhe provat”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku ngre akuza për ekzistencën e një rrjeti të organizuar llogarish të rreme që, sipas tij, përdoren për të shpërndarë komente fyese dhe gjuhë urrejtjeje në internet.

Rama pretendon se këto profile janë pjesë e një aktiviteti të koordinuar dhe paralajmëron se në vijim do të bëjë publike edhe të dhëna që, sipas tij, tregojnë origjinën e këtyre llogarive.

“Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja, ku prodhohet shumica e helmit të urrejtjes digjitale. Së shpejti edhe provat”, shkruan kryeministri krahas videos së publikuar.

Në reagimin e tij, Rama e lidh këtë fenomen me përhapjen e komenteve dhe mesazheve denigruese në platformat online, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një veprimtari të organizuar dhe jo për reagime spontane të përdoruesve.

Published inNews Shqip