Skip to content

Tensionohet protesta para Kryeministrisë, ja çfarë ndodhi mes protestuesve

Protesta e 89-të, përplasje mes protestuesve në Tiranë

Protesta e 89-të kundër qeverisë së Edi Ramës në Tiranë është shoqëruar mbrëmjen e sotme edhe me tensione dhe përplasje mes disa prej personave që merrnin pjesë në tubim.

Në incident janë përfshirë Sali Lushaj, anëtar i Partisë Demokratike dhe babai i këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur me emrin Stresi, si dhe Dritan Goxhaj, një prej personave që kanë qenë pjesë e organizimit të protestave.

Sipas pamjeve të publikuara nga vendngjarja, situata ka nisur gjatë kohës kur Lushaj dhe disa anëtarë të tjerë të PD-së po fotografoheshin gjatë protestës, duke bërë simbolin me dy gishta, një gjest i njohur si simbol i demokratëve.

Veprimi ka shkaktuar reagimin e disa protestuesve të tjerë, të cilët kanë kërkuar që ata të largoheshin nga zona ku po qëndronin.

Fillimisht pati një debat verbal, por situata më pas u tensionua dhe përfundoi në përplasje fizike mes palëve.

Protesta e 89-të u zhvillua në Tiranë, ku pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin në drejtim të Kryeministrisë.

 

Published inNews Shqip