Skip to content

TRUMP PARALAJMËRON SULM/ Objektivi i radhës mund të jetë një objekt bërthamor në Iran

TRUMP PARALAJMËRON GODITJE NË IRAN/ Në shënjestër një objekt bërthamor i fortifikuar

Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë që Shtetet e Bashkuara të ndërmarrin së shpejti një sulm ndaj një objekti të fortifikuar bërthamor në Iran, i njohur me emrin e koduar “Axina Mountain”.

Deklarata e Trump u bë gjatë një prononcimi për gazetarët, në një kohë kur tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit mbeten të larta dhe shqetësimet për një përshkallëzim të ri ushtarak në rajon po shtohen.

Sipas informacioneve të publikuara, “Axina Mountain” i referohet një strukture të mbrojtur të lidhur me programin bërthamor iranian, pranë kompleksit të Natanzit. Objekti përfshin dy sisteme tunelesh të ndërtuara thellë nën tokë dhe konsiderohet një nga strukturat më të mbrojtura të këtij lloji në Iran.

Trump ka sinjalizuar se një goditje amerikane ndaj objektit mund të ndodhë në një afat të afërt, ndërsa e ka përshkruar përballjen me Iranin si një konflikt që, sipas tij, SHBA-ja mund ta menaxhojë.

Deklaratat e presidentit amerikan rikthejnë në qendër të vëmendjes rrezikun e një përshkallëzimi të drejtpërdrejtë ushtarak dhe pasojat që një sulm i mundshëm ndaj infrastrukturës bërthamore iraniane mund të ketë për rajonin.

Published inNews Shqip