Sondazhi nxjerr rezultatin: Shumica e shqiptarëve mbështesin ndërtimin e resortit turistik në Zvërnec
Sondazhisti Eduart Zaloshnja, gjatë një interviste në emisionin “Real Story”, publikoi rezultatet e një sondazhi lidhur me projektin e resortit turistik në Zvërnec, një çështje që ka ngjallur debat të gjerë publik në ditët e fundit.
Sipas të dhënave të mbledhura nga më shumë se 1,900 qytetarë të anketuar, 55% e tyre janë shprehur pro vazhdimit të ndërtimit të resortit turistik në zonën e Zvërnecit.
Nga ana tjetër, 39% e të pyeturve kanë deklaruar se nuk e mbështesin projektin, duke shfaqur rezerva dhe shqetësime lidhur me realizimin e tij. Ndërkohë, rreth 6% e të anketuarve nuk kanë një qëndrim të qartë ose janë ende të pavendosur.
Rezultatet tregojnë se opinioni publik mbetet i ndarë, megjithëse shumica e qytetarëve mbështesin vijimin e investimit në këtë zonë turistike të Vlorës.