Skip to content

Aksident i rëndë me autobus, raportohet për 42 viktima

Bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik me autobusin e shkollës në Ugandë është rritur në 24 persona. Tre nxënës të tjerë humbën jetën ndërsa po merrnin trajtim në spital, njoftoi policia.

Aksidenti ndodhi të enjten, kur autobusi i shkollës “King David Junior” po kthehej drejt kryeqytetit Kampala pas një udhëtimi në ujëvarat Sipi, në distriktin Kapchorwa të Ugandës lindore.

Si pasojë e përplasjes humbën jetën 22 nxënës dhe dy të rritur, ndërsa disa persona të tjerë u plagosën. Sipas policisë, 23 nxënës të tjerë vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor në spitalin e Kapchorwa-s.

Nxënësit që shpëtuan dhe nuk kishin nevojë për shtrim në spital janë kthyer të sigurt në Kampala me një autobus tjetër.

Hetimet e para tregojnë se drejtuesi i autobusit dyshohet se humbi kontrollin e mjetit, i cili doli nga rruga dhe u përmbys pasi përplasi një gur të madh.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *